Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Babë e bir, Gjok Gurra dhe Eduart Gurra janë vrarë në fshatin Bruçaj. Disa persona u kishin djegur shtëpinë natën e kaluar dhe dy viktimat kishin shkuar për të parë shtëpinë e djegur kur janë ekzekutuar.
Personat që shihni në foto janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin, nga persona ende të paidentifikuar, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 31 vjeç. Eduardi mësohet se është baba i dy vajzave të mitura. Raportohet se një natë më parë, persona te paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Gjate ditës së sotme dy viktimat kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend. Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.