Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë shokun e Jurgen Dukës i cili u vra në market nga efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula.

Gjykata ka vendosur për Orgest Drazhin i cili u arrestua për moskallëzim krimi, masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Konflikti nisi për radhën e kryerjes së pagesës në supermarket, ndërsa viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguaj edhe pijet policit Sula.

Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua”. Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.