Në Gjykatën e Tiranës pritet të dëshmojë Izet Haxhia, i pandehur për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Dëshmia e tij pritet të bëhet para trupit gjykues të kryesuar nga Lazer Sallaku dhe objekt i saj do të jetë vrasja e Azem Hajdarit dhe personat e implikuar në atë që u cilësua vrasja e shekullit.

Haxhiaj ka deklaruar publikisht se vrasja e Hajdarit është urdhëruar nga drejtues të lartë të PD dhe se natën e vrasjes ai u nxor në pritë.

Dëshmia e dhënë sot konsiderohet kyçe, pasi  është hera e parë që Haxhia flet para drejtësisë për ngjarjen.