Burrel, mungon informacioni për e-albania

Ndonëse është mënyra e vemte që qytetarët prej datës 6 Janar të këtij viti të marrin online rreth 500 shërbime, tek qytetarët e sidomos mosha e tretë mungon informacioni për platformën e-albania.al.

Qytetarët e intervistuar në qytetin e Burrelit shprehen se nuk kaën informacion për këtë platformë dhe do të vazhdojnë të përlasen në dyert e institucioneve ku më parë merrnin shërbimin. Por qytetarët shprehen se do të marrin udhëzimet e administratës që në vazhdim të përdorin platformën, ndonëse me ndihmën e fëmijëve.

Shumë shërbime që deri me 6 Janar qytetarët i merrnin në zyra, tashmë mjafton që të hapësh një llogari në platformën e-albania.al dhe aplikimet mund t’i bëjnë nga shtëpia, pa patur nevojën të qëndrojnë në radhë para zyrave shtetërore.