Vlora Hyseni e SHISH para Gjykatës së Posaçme: Mohon Takimet me Agjentë Serbë
Vlora Hyseni, zyrtare e lartë e SHISH, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme. Ajo, aktualisht nën masën e arrestit të shtëpisë, sot pritet të njihet me masën e sigurisë së caktuar.
Gjatë kalimit drejt godinës, Hyseni iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të gazetarëve, duke deklaruar prerë: "Unë nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner".
Seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Vendimi i trupës gjyqësore dhe detajet e diskutimeve në sallë pritet të bëhen të ditura vetëm pas përfundimit të saj.