Organizata “Vizion” OJF vijon të jetë partnere në mbështetje të rritjes së cilësisë së kushteve të nxënësve të arsimit parauniversitar në Mat. Pas mbështetjes financiare në ndërtimin e kopshtit të fshatit Frankth, e disa nismave të tjera, më e fundit është ajo në gjimnazin “28 Nëntori”. Organizata “Vizion” OJF ka financuar blerjen e gjithë bazës materiale për restaurimin e 150 tavolinave dhe 300 karrigeve të kësaj shkolle, ndërkohë që puna po bëhet nga specialistët e Bashkisë Mat. Për të parë nga afër punën të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Vizion” OJF, Suela Koçibellinj.

Në emër të nxënësve dhe stafit pedagogjik, dy drejtuesit e institucioneve i falenderoi drejtori i Gjimnazit “28 Nëntori”, Lorenc Leka.