Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme ditët e fundit ka rritur numrin e fëmijëve të prekur nga virozat stinore në spitalin “Xhavit Mara”, Burrel. Mjekët thonë se kjo situatë është normale dhe e zakonshme për shkak të luhatjes së temperaturave, ndërsa shtojnë se rastet që paraqiten për të marrë shërbim janë në rritje. Mjekja pediatre pranë spitalit Bashkiak Mat, Marsida Kurti tha se predominojnë virozat respiratore por ka edhe raste të traktit gastrointestinal. Mosha më e prekur mbetet ajo nga 0 deri në 3 vjeç, ndërsa shtrimet në spital kanë qenë të pakta.
Mjekja pediatre Marsida Kurti këshillon prindërit se nuk duhet t’i neglizhojnë simptomat e virozave tek fëmijët, por as edhe të nisin mjekim pa u konsultuar fillimisht me mjekun specialist.
Por cilat janë këshillat e mjekut specialist për periudhën në vazhdim?
Situata nga virozat stinore aktualisht mbetet e qetë, ndërsa pritet që në vazhdim të ketë shtim të rasteve për shkak të luhajtjes së ndjeshme të temperaturave.