Vijon me ritme të shpejta puna në unazën e Klosit ku firma zbatuese e projketit është gati për të riasfaltuar të gjitha pjesët e dëmtuara të këtij bypassi. Pas këtij stadi, do të bëhet edhe hedhja e shtresës së fundit të asfaltit, në mënyrë që të nisë normalisht qarkullimi i mjeteve mbi të, e sidomos të mjeteve të rënda.