Bashkia Mat vazhdon aksionin për pastrimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj, i cili shprehet se aksioni sot ka nisur me prishjen e disa objekteve pranë shkollës “31 Korriku” në qytetin e Burrelit.

“Vijon aksioni i pastrimit të hapësirave publike. Nga aksioni i punimeve afër stadiumit dhe afër Shkollës “31 Korriku”. Më shumë hapësira të gjelbra dhe për fëmijët”, shprehet ai

Aksioni i bashkisë Mat ka vijuar prej ditësh në të gjitha lagjet e qyteti të Burrelit dhe vazhdoi edhe sot për pastrimin dhe kthimin e hapësirave publike qytetarëve