VIJON PUNA PËR SISTEMIMIN E HAPSIRAVE PUBLIKE NË BURREL

VIJON PUNA PËR SISTEMIMIN E HAPSIRAVE PUBLIKE NË BURREL

Bashkia e Matit vijon punën për sistemimin e hapsirave publike në të gjitha lagjet e qytetit të Burrelit. Aktualisht puna është përqendruar në bllokun e banimit numër 1 të lagjes “Pjetër Budi”. Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve vijojnë punën për sistemimin e hapsirës në anën veriore të kësaj lagjeje duke shtruar rrugët me beton, vendparkimin e automjeteve sistemin e ndriçimit dhe hapsira të gjelbëra. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte Kryetari i Bashkisë Mat Altin Bojni i cili tha se puna do të vijojë në çdo cep të qytetit të Burrelit ku qytetarët të kenë më shumë ambjente qëndrimi dhe shlodhëse. Po në këtë bllok banimi do të bëhet edhe krijimi i hapsirës për parkimin e automjeteve të banorëve për shkak të numrit të lartë të makinave.