Firma që ka fituar tenderin për rehabilitimin e plotë të segmentit Herebel – Peshkopi, pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Dibër ka vijuar punën me hapjen e trasesë së re ku do të ketë devijime nga aksi ekzistues.
Mjetet po punojnë për krijimin e trasesë në fshatin Dovolan, pjesë e cila do të jetë krejtësisht e re.

Ndërkohë, nuk ka patur reagim nga banorët të cilëve ju është dëmtuar toka bujqësore nga ky projekt, ndonëse pak ditë më parë deklaruan se ju është thënë që nuk do të dëmshpërblehen për tokën, por vetëm për kulturat bujqësore që janë mbjellë gjatë këtij viti.

Rehabilitimi i plotë i segmentit Herebel – Peshkopi pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën e Dibrës me Tiranën, me përfundimin edhe të rrugës së Arbrit.