Banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative gurrë në Bashkinë e Klosit vijojnë të ankohen për ujërat e ndotura që rrjedhin në sipërfaqe. Rrjeti i ujërave të zeza të këtij fshati nuk funksionon siç duhet prej 8 muajsh e kjo ka bërë që ato të rrjedhin lirshëm në sipërfaqe. Por për banorët prania e tyre në ambjent të jashtëm është e rrezikshme dhe burim infeksioni. Ata shprehen se kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor dhe shërbimit të higjenës, por asnjë nga këta dy institucione nuk ka marrë masa. Në qendër të fshatit ndodhen edhe qendra ambulatore e një kopësht fëmijësh, personeli i të cilëve përballet çdo ditë me ndotjen që shkaktohet nga ujërat e zeza që rrjedhin para dyerve të tyre.
Nga ana tjetër banorët shprehen se ujërat e zeza jo vetëm kanë ndotur rrugët e brendshme të fshatit, por edhe tokat bujqësore, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm infeksioni.