VIJON LUFTA ME FLAKËT NË MALIN E CERUJËS, VATRA E ZJARRIT DREJT IZOLIMIT

VIJON LUFTA ME FLAKËT NË MALIN E CERUJËS, VATRA E ZJARRIT DREJT IZOLIMIT

Vatra e zjarrit në malin e Cerujës në Bashkinë e Klosit vijon të mbetet aktive e paralelisht vijon ndërhyrja në terren për shuarjen e saj. Prej disa ditësh vatra e zjarrit përshkoi disa hektar të masivit pyjor të malit të Cerujës, ku flakët e favorizuara nga era dogjën gjithë bimësinë. Në terren ndodhen prej ditësh strukturat vendore të mbrotjes civile, të shërbimit zjarrfikës dhe shërbimit pyjor të Bashkisë së Klosit. Për shkak të terrenit tepër të vështirë, shuarje totale e zjarrit mbetet e vështirë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtes Civile në të gjithë territorin e Qarkut Dibër aktive mbeten vatrat në Lundre–Madhesh, Cerujë/Mali i Allushit dhe Selishtë, ku po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile. Po ashtu vatra e zjarrit në Qafë Helmes po mbahet nën mbikqyrjen e autoriteteve për shkak se ka trungje të thata që mund ta riaktivizojnë zjarrin. Autoritetet vendore në të gjithë qarkun Dibër pritet të bëjnë bilancet e dëmeve të shkaktuara nga zjarret e kësaj vere dhe fillim vjeshte.