Aksioni për lirimin e hapsirave publike në rrugët kryesore të qytetit të Burrelit ka vijuar edhe këtë të shtunë. Mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve kanë nisur punën për heqjen e tyre.
Fillimisht puna ka nisur për heqjen e barakave metalike në rrugën drejt Muzeut Historik Mat.
Më pas puna u zhvendos në rrugën “Formula e pagëzimit” pranë Burgut të Sigurisë së Lartë të Burrelit. Edhe në këtë rrugë janë hequr barakat që kishin zënë hapsirat publike.

Puna ka vijuar më tej në rrugën “Sali Doda”, “Dervish Hima” dhe rrugën e spitalit pranë gjimnazeve. Edhe në këto rrugë u hoqën ndërtesat që kishin zënë hapsirat publike.

Ndërkohë drejtues të drejtorisë së shërbimeve në Bashkinë Mat thanë se të gjithë poseduesit e këtyre ndërtesave kanë qenë lajmëruar dhjetë ditë më parë.