Bashkia e Matit ka vijuar me traditën e zhvillimit të aksionit për pastrimin e mjediseve publike, çdo të premte të fundit të çdo muaji.
Edhe këtë të premte të fundit të muajit Gusht, punonjës të administratës së Bashkisë Mat, të institucioneve të tjera në varësi dhe institicioneve qëndrore në nivel vendor, dolën në terren për të pastruar mjedisin e ndotur nga njerëz të papërgjegjshëm.


Tashmë të gjitha institucionet brenda qytetit të Burrelit por edhe njësitë administrative, kanë hapsirat e përcaktuara ku do të largojnë mbeturinat e ndryshme që hidhen në mjedise publike.
Pjesë e këtij aksioni bëhen edhe rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Ura e Lusës. Edhe në këto dy segmente ndërhyhet për tu pastruar, pasi hidhen mbeturina nga udhëtarët apo drejtuesit e mjeteve gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.
Aksioni ka si qëllim në vetvete jo vetëm pastrimin e mjedisit, por që të japë edhe një mesazh qytetar që të gjithë sëbashku duhet të kontribuojmë për një ambjent sa më të pastër aty ku jetojmë.
Tashmë që edhe rrugët nacionale janë pajisur me kontejner, vihet re që ndërgjegjësimi i qytetarëve është në nivele të ulta, pasi mbeturinat hidhen jo në vendet e caktuara.