Burreli dita-ditës po shpërbëhet. Eksodi vazhdon të rritet, ku deri tani janë larguar gjysma e ekipit titullar. Së fundmi janë larguar mesfushorët Mateus Levendi e Emiljano Veliaj dhe sulmuesi Klaudjo Hyseni. Që të tre futbollistët e kanë mbyllur përfundimisht aventurën e tyre me matjanët dhe tani po shqyrtojnë ofertat e ardhura në drejtim të tyre.