Një banesë është grabitur në Dibër pak kohë më parë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Manuka në fshatin Katund i Ri. Hava Manuka ka rrëfyer të gjithë momentin kur kanë dyshuar se janë grabitur, ndërsa tregon se pasi ka bërë denoncimin në polici  se i kishin vjedhur paratë, tha se ka marrë edhe kërcënime nga personat të cilët mund të jenë shoqëruar nga policia si të dyshuar. Tashmë përveç faktit që familja ka humbur një sasi të konsiderueshme parash të siguruara nga emigracioni i kryefamiljarit dhe djalit, po përballet edhe me kërcënime të rënda nga persona të panjohur.

Familja Manuka kërkon zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe të sigurojë jetën e pjestarëve të saj pasi ndihen në rrezik nga kërcënimet prej kaq kohësh.