Burreli triumfoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1 në finalen e zhvilluar në Rrogozhinë, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Një duel tepër emocionues, ku u akorduan 2 penallti, teksa nuk mungoi as tensioni.  

Në minutën e 7-të, gjyqtari Ziri akordon fillimisht 11-metërsh për Burrelin, por e anulon asistenti, i cili sinjalizon faull jashtë zonës. Ndërkohë në minutën e 35-të, akordohet penallti për Pogradecin, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Shkullakut. Ky moment nuk u shfrytëzua siç duhej nga liqenorët, pasi ishte Shyti që gaboi, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri Çili.  

 Për të zhbllokuar sfidën duhet të vinte minuta e 41-të kur serbi Cirkoviç kaloi në avantazh skuadrën e Nikajt. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Pogradecit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, pavarësisht se pa trajnerin Bubeqi në stol për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, matjanët gjetën forcë duke përmbysur rezultatin. 

 Fillimisht ishte Kurbneshi që vendosi baraspeshën në minutën e 56-të me 11-metërsh, ndërkohë që për golin e fitores mendoi braziliani Silva Kosta në minutën e 70-të.  

FT

BURRELI 2-1 POGRADECI

56′ (p) Kurbneshi, 70′ Silva Kosta  / 41′ Cirkovic

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

87′ Pogradeci kërkon tjetër penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari Ziri vazhdon lojën.

85′ Trajneri Nikaj përdor të gjitha kartat aktivizihen Alillari, Jahaj dhe Elmazaj, largohet nga fusha Pura, Hysenllari dhe Cirkoviç.

83′ Sërish zëvendësim te Burreli, Ferruku i lë vendin Oliveirës.

77′ Zëvendësim te Burreli, largohet autori i golit Silva, vendin e tij e merr Robin Hoti.

74′ Zëvendësim te Pogradeci, largohet Berberi në fushë Renato Këndezi.

70′ GOOOOL BURRELI 2-1/ Eurogol i Silva Kosta nga distanca, matjanët e Bubeqit përmbysin reazultatin. Fantastik braziliani Da Silva, që me një predhë nga jashtë zonës shtangu portierin Baçi. 

64′ Zëvendësim te Pogradeci, largohet nga loja Ivani, vendin e tij e merr Guedes Da Kosta.

56′ GOOOL BURRELI 1-1/ Vendoset baraspesha në Rrogozhinë, Donald Kurbneshi realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në festë matjanët. 

54′ Penallti për Burrelin, pas rrëzimit të një prej futbollistëve matjan brenda zonën, gjyqtari Ziri nuk ka dyshime dhe drejton dorën te pika e bardhë. Nuk mungon dhe nervozizmi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

43′ Tensionohen gjakrat në fushë dhe në pankinë, trajneri i Burrelit ndëshkohet me karton të kuq.

41′ GOOOL POGRADECI 0-1! Pas një aksioni të bukur, Cirkovic godet drejt portës duke shkundur rrjetën e Çilit.

37′ Shyti gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Çili bën një pritje fantastike.

35’ Ndërhyrje e ashpër ndaj Shkullakut në zonë, gjyqtari Ziri akordon 11-metërsh.

25’ Koleci largohet nga fusha e lojës, zëvendësohet nga Kryemadhi.

20’ Berberi ndërhyn ashpër ndaj një futbollisti të Burrelit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

19’ Osikel ndërhyn ashpër ndaj një futbollisti të Pogradecit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7’ Ndërhyrje e ashpër ndaj Kurbneshit, akordohet 11 metërsh. Por asistenti e cilëson si faull jashtë zone dhe ndryshohet vendimi. Provojnë matjanët, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

1′ Starton sfida!

𝙁𝙊𝙍𝙈𝘼𝘾𝙄𝙊𝙉𝙀𝙏 𝙕𝙔𝙍𝙏𝘼𝙍𝙀

𝐁𝐔𝐑𝐑𝐄𝐋𝐈 (𝟒-𝟒-𝟐): Çili; Hasa, Dedgjonaj, Marcos, Kastrati; Osikel, Stana, Koleci, Silva; Kurbneshi, Farruku;
𝙽𝚎̈ 𝚍𝚒𝚜𝚙𝚘𝚣𝚒𝚌𝚒𝚘𝚗: Birja, Wagner, Balanda, Ruçi, Kola, Hoti, Murra, Kryemadhi, Allyson, Gjoka, Shehu;

𝘛𝘙𝘈𝘑𝘕𝘌𝘙: Dorjan Bubeqi

𝐏𝐎𝐆𝐑𝐀𝐃𝐄𝐂𝐈 (𝟒-𝟒-𝟐): Baçi; Rapo, Hysenllari, Pura, Cirkovic; Shyti, Zefi, Berberi, Shkulaku; Topllari, Ivani;
𝙽𝚎̈ 𝚍𝚒𝚜𝚙𝚘𝚣𝚒𝚌𝚒𝚘𝚗: Beqiri, Bega, Blaçeri, Alillari, Jahaj, Yzellari, Këndezi, Çela, Elmazaj, Henrique;

𝘛𝘙𝘈𝘑𝘕𝘌𝘙: Samuel Nikaj

𝐆𝐉𝐘𝐐𝐓𝐀𝐑 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐒𝐎𝐑: Blerim Ziri
𝐀𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄𝐍𝐓𝐄: Erind Burgu – Orgest Loçi
𝐆𝐉𝐘𝐐𝐓𝐀𝐑 𝐈 𝐊𝐀𝐓𝐄̈𝐑𝐓: Ermal Gryka

𝘿𝙀𝙇𝙀𝙂𝘼𝙏: Agim Mone
𝙑𝙀̈𝙕𝙃𝙂𝙐𝙀𝙎: Arjan Mali

PANORAMASPORT.AL