Masat e reja shtrënguese për qytetarët të hyra në fuqi këtë të hënë kanë dhënë efektin e parë. Ndonëse jo të gjithë kanë mundur të marrin lejen e nevojshme për të dalë me ble produktet bazike, numri i qytetarëve në Burrel gjatë kësaj të Hëne ishte shumë më i vogël krahasuar me të hënën e kaluar. Qytetarët thonë se nuk din ku të aplikojnë apo nuk e kanë marrë informacionin e nevojshëm e megjithatë shprehen se sapo të kryejnë blerjet do të rikthehen në banesë. Ndërkohë policia e shetit ka këshilluar qytetarët që të mos dalin nga banesa pa marrë leje në platformën ealbania ose me sms 55155, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të aksesohen në portal qoftë me smartfon apo nëpërmjet kompjuterit. Ndërkohë si çdo ditë, pas orës 13:00, rrugët e qytetit u boshatisën.