Mbrëmjen e 24 Dhjetorit hynë në fuqi kufizimet e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve i ngritur për menaxhimin e situatën së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Fasha e orareve të kufizimit të lëvizjeve është është zgjeruar me 1 orë e 30 minuta. Kufizimi i daljeve do të jetë tashmë nga ora 20 e 30 minuta deri në orën 6:00 të mëngjesit të ditës pasardhëse. Qytetarët e Burrelit e zbatuan me përpikmëri masën e re dhe sapo ora shënoi 20 e 30 minuta, rrugët ishin bosh, çdo aktivitet i mbyllur e në rrugë ishin vetëm forcat e policisë të cilat patrullonin për të verifikuar zbatimin e rregullit.
Pas orës 20 e 30 minuta, të gjithë qytetarët që do të duhet të dalin jashtë për arsye pune apo të domosdoshme, duhet të pajisen më parë me leje-daljen, e cila sigurohet nëpërmjet portalit e-albania.