Vendimi për vendosjen e maskave edhe në rrugë është respektuar nga qytetarët matjan. 90% e qytetarëve gjatë kësaj të enjteje kishin vendosur maskë teksa lëviznin në rrugët e qytetit të Burrelit. Ndërkohë një pjesë e vogël që nuk e kishin maskën janë këshilluar e gjobitur nga forcat e rendit të cilat kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren. Ndërkohë, edhe pse maskat i kishin vendosur, shumë qytetarë i mbanin ato formalisht pasi nuk e kishin mbuluar hundën, ç’ka bie ndesh me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Disa nga qytetarët shprehen se vendosja e maskës ka kosto ekonomike për ta, ku të gjendur pa të ardhura të mjaftueshme e kanë të vështirë ta përballojnë.
Qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskë në ambjente publike në të kundërt gjobiten me 3 mijë lekë të rinj herën e parë dhe 5 mijë lekë të rinj nëse konstatohen për herë të dytë.