Qytetarët e Klosit vijojnë të mos e zbatojnë aktin normativ për vetëkarantinim, pasi në orët e paradites jo vetëm që lëvizin në rrugët e qytetit por qëndrojnë edhe të grupuar. Disa prej tyre thonë se kanë dalë për të blerë produktet e nevojshme ushqimore, e të tjerë për të blerë ilaçe, por ka edhe nga ata që nuk japin asnjë arsye se përse qëndrojnë jashta kur duhet të rrijnë në shtëpi.

Ndërkohë, tregtarët e Klosit kanë ruajtur për momentin trendin e çmimeve të produkteve që shesin për qytetarët. Petrit Diku thotë se disa produkte që kanë pësuar rritje në tregun e shumicës në Tiranë, nuk i kanë marrë këto ditë. Diku shprehet se nëse trend ii rritjes së çmimeve në tregun e shumicës në Tiranë, do të reflektohet edhe në Klos ose në të kundërt do të detyrohen të mbyllin biznesin.

Produktet që kanë pësuar rritje deri tani janë limoni e portokalli, por që bizneset kanë nisur mos t’i marrin.