Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Krastë të Martaneshit banorët janë të ndërgjegjësuar situatën e krijuar nga Covid-19. Megjithëse është një zonë e largët dhe jo lehtësisht e aksesueshme nga institucionet monitoruese, banorët thonë se kanë zbatuar me përpikmëri të gjitha udhëzimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe këtë të hënë pothuajse të gjithë banorët ishin brenda dhe se një numër i vogël i tyre kishin dalë jashtë për të bërë blerjet e nevojshme. Edhe në fshatrat Martaneshit, banorët dalin në Krastë vetëm për të bërë blerjet e nevojshme dhe rikthehen në banesë. Ata e kanë marrë seriozisht rrezikun që iu kanoset nga Covid-19, prandaj do të vazhdojnë me zbatimin e këtyre masave sipas udhëzimeve përkatëse. Megjithëse orari i disa bizneseve dhe pazareve është deri në orën 17 e 30, banorët e Krastës i kanë lënë rrugët e boshatisura duke vijuar izolimin në banesat e tyre, para se të përfundonte orari zyrtar.