Ata që kanë marrë guximin të punojnë tokën këtë vit po përballen me vështirësi për shkak të çmimeve të larta të pelhrave kimike. Miftar Tyçi nga fshati Vajkal i Bulqizës thotë se ka punuar të gjithë tokën e tij që ka pranë banesës. Por megjithëse e ka mbjellë grurë dhe misër, nuk ka mundësi të blejë plehrat kimike. Ai thotë se deri tani ka paërdorur një gjysmë thesi nitrat i cili i kishte tepruar vitin e kaluar. Tyçi shton gjithashtu se nuk prêt që të ketë rendiment të lartë prodhimi pasi toka nuk ka marrë ushqimin e nevojshëm si vitet e kaluara.
Një tjetër problematikë që ngre fermeri Tyçi është edhe cilësia e farërave. Sipas tij, nga viti në vit farërat po vijnë me cilësi më të dobët dhe nuk japin prodhim të shumtë.
Por fermeri Myftar Tyçi ka edhe një apel. Ai thotë se edhe me humbje toka duhet punuar dhe jot ë lihet djerr.