Aktorët e spektaklit më të dashur të humorit në vendin tonë, Portokalli, performuan live mbrëmjen e së premtes në sheshin “Ahmet Zogu” të qytetit të Burrelit.

Turi i tyre i titulluar “Verë dhe Portokalle” me ftesë të kryetarit të ri të Bashkisë Mat i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Agron Malaj, u ndal në Burrel para një publiku që kishte mbushur sheshin. Mijëra qytetar patën mundësinë të qeshnin dhe argëtoheshin me humoristët që janë mësuar t’i shohin të dielave në ekran.

Trupa e portokallisë performoi për qytetarët matjan rreth 2 orë, duke sjellë të qeshura pa fund me rolet e tyre nga më të ndryshmet.