Mungesa e barrierave mbrojtëse në urën njëkalimëshe në vendin e quajtur ish “Kumia e tullave” në fshatin Mallunxë, pjesë e rrugës nacionale Burrel – Klos ishte kthyer në gangrenë të madhe për banorët. Në këtë urë janë shënuar disa aksidente, ku më i rëndi ishte ai i një viti më parë ku një 22 vjeçare ra nga ura, duke pësuar dëmtime të mëdha. Apeli i vazhdueshëm i banorëve është marrë në konsideratë nga Bashkia e Matit e cila ndonëse nuk është përgjegjësi e saj ka ndërhyrë për të vendosur barriera mbrojtëse. Xhabir Murra është një prej atyre banorëve i cili e ka ngritur këtë shqetësim prej shumë vitesh. Ai thotë se tashmë kalimi në këtë urë është më i sigurtë pasi njerëzit nuk rrezikojnë të biejnë nga ura teksa u shmangen makinave, apo tremben prej tyre.
në këtë urë kanë ndodhur disa aksidente, ku jo vetëm banorët kanë rënë prej saj, por edhe automjete. Për fat të mirë aksidentet kanë qenë pa viktima, por me pasoja të rënda.