Ura e Karicës, nisja e punimeve duket larg

Ura e Karicës, nisja e punimeve duket larg

Megjithëse është deklaruar që për ndërtimin e urës së re të Karicës pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Burrel, se ka përfunduar procedura e tenderimit dhe ka shpallur fituesin, në terren nuk kanë nisur ende punimet. Procedurat për ndërtimin e urës së re të Karicës kanë nisur që në vitin 2023 ku nga ana e autoritetit Rrugor Shqiptar është marrë një kredi nga banka botërore me vlerën e 100 milion dollarëve, i ndarë në dy faza. Ura e re e Karicës pritet të ndërtohet me fazën e dytë që përfshin edhe ndërtimin e një ure në Rubik, një në Klos dhe një në Elbasan. Pak javë më parë u deklarua se kishte përfunduar i gjithë procesi i tenderimit dhe se ishte shpallur kompania fituese, megjithëse nuk është publikuar në faqet zyrtare të autoriteteve financuese dhe kërkuese të këtij projekti. Ura e Karicës është ndër veprat e artit më të degraduara të rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi dhe vlerësimi inxhinierik i bërë vite më parë ka nxjerrë nevojën e një ndërhyrje të menjëhershme në të, pasi rrezikon të shembet.