Ky është venddepozitimi i mbetjeve urbane mbi fshatin Plan i Bardhë në afërsi të rrugës Qaf Bualli – Martanesh. Në këtë pikë depozitohen mbeturinat që grumbullon Bashkia Bulqizë dhe ajo e Klosit.
Megjithëse ky vendgrumbullim ndodhet larg banesave të fshatit Plan i Bardhë, ndotja sipas ekspertëve është e madhe.
Duke qenë se këta mbeturina nuk mbulohen, era i ka shpërndarë në një hapsirë të konsiderueshme, duke bërë që ndotja të jetë e madhe. Pirgjet me mbeturina që shkarkohen aty çdo ditë, kanë bërë që sasia të rritet e bashkë me të edhe ndotja në mjedis.
Ligji e detyron pushtetin vendor të bëjë izolimin e mbeturinave aty ku nuk ka landfill. Mësohet se marrëveshja mes dy institucioneve vendore të Klosit dhe Bulqizës, ngarkon këtë të fundit që mbeturinat që depozitohen aty të mbulohen periodikisht me dhe.
Prania e mbeturinave në këtë zonë ka bërë që të krijohet edhe një imazh i keq në natyrën piktoreske përreth.