Sapo është hedhur në qarkullim numri i ri i Revistës periodike historiko-kulturore “Vatra e Lirisë”, organ periodik i Komitetit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, Mat, misioni i të cilit gjendet në ballinë të revistës “Mbrojtja e idealeve të LANÇ. Shkrimin e zgjeruar nga Konferenca e 23 e OVP LANÇ Mat do ta gjeni në faqet 2 dhe 3, ndërsa më në brendësi vijnë shkrimet: Formimi i batalionit partizan të Matit dhe krijimi i Këshillit nacionalçlirimtar të rrethit; Bashkia e Klosit bëhet me Komitet të ri të OVP të LANÇ; 80-vjetori i rënies së dëshmores Zonja Çurre, Heroinë e Popullit; Përkujtohet 82-vjetori i formimit të çetës partizane në Kloskatund; 15 Gushti, çlirimi i Matit, ngjarje e madhe histortike; Pse lufta ka qenë nacionalçlirimtare; Kuvendi i Bruçit, ngjarje e madhe historike; Epopeja më e madhe për çlirim kombëtar e shoqëror; Kujdes nga ata që duan ta kthejnë historinë me kokë poshtë; Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm i UNÇSH-së, ngjarje me rëndësi historike; 10 qershori data më e shenjtë për Kosovën; Rolin i UÇK-së në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës; 100 vjet më parë Fan Noli kryeministër i Shqipërisë; Mosndëshkimi i genocidit grek dhe hebrenjtë; Konferencë shkencore kushtuar 80-vjetorit të Divizionit të Parë Sulmues; Kontributi i popullit të Matit gjatë LANÇ në mbështetje të veprimeve luftarake të Divizionit të Përë Sulmues në Veri; Operacioni “Shigjeta” kulmi i luftës së UÇK-së.
“Vatra e Lirisë” përmban dhe shkrime të tjera me fokus nga realiteti; si: Mati është përgjysmuar; Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç; Përvjetori i Luftës II Botërore e gjen Evropën në konflikt; Republika e kosovës të quhet Republika e Dardanisë; frymëmarrja e lirisë në poezinë shqipe kushtuar UÇK-së; Arritje historike për komunitetet arbëreshe. Në faqen 26 të këtij numri vjen shkrimi analizë nga Prof. Asoc. Dr. Berdard Zotaj: “Vatra e Lirisë” ka mision atdhetar. Revista përmban edhe një sërë shkrimesh me karakter letrar, kulturor, social e sportiv, që presin lexuesin t’i shfletojë.