Këto janë dy fëmijët e familjes Metalla përkatësisht 22 dhe 15 vjeç të cilët vuajnë nga një sëmundje që në lindje. Për babain e këtyre fëmijëve, Avdi Metalla, kushtet e rënda ekonomike e bëjnë të vështirë shërbimin ndaj tyre.
Edhe pse sipas tij mjekët e Klosit kanë shkuar sa herë i ka thirrur, largësia me spitalin e bën misionin e tij sip rind shumë të vështirë për tju dhënë shërbim më të mirë shëndetësor. Avid Metalla, kërkon që të zhvendoset nga fshati dhe të ketë një banesë pranë spitalit, në mënyrë që fëmijët të mund të marrin shërbimin shëndetësor si gjithë të tjerët.

Sipas babait të këtyre fëmijëve, Avdi Metalla, sëmundja e tyre është e pashërueshme, ndaj dhe do të kenë nevojë për shërbim gjithë jetën e tyre.