Mjekja Valbona Kola do të jetë kryebashkiakja e re e cila do të drejtojë Bashkinë Klos në këtë mandat katër vjeçar. Kandidatja e Partisë Socialiste në këto zgjedhje fitoi përballë rivalit politik të koalicionit “Bashkë fitojmë” Bedri Hoxha.

Valbona Kola arriti të votohet nga 4466 zgjedhës që morën pjesë në këtë proces, ndërsa Bedri Hoxha arriti të sigurojë 3499 vota. Diferenca mes dy kandidatëve sipas KQZ është 976 vota.

Edhe në këtë Bashki procesi i votimit dhe numërimit të votave është zhvilluar normalisht gjatë ditës së dielë dhe orëve të para të ditës së sotme.

Edhe në këtë bashki ka nisur numërimi i votave për subjektet politike që garojnë për 21 vendet e këshillit të ardhshëm Bashkiak në KIos.

Procesi për numërimin e votave për këshillin pritet të zgjasë për disa orë, ndërsa do të jetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që do të bëjë ndarjen e mandateve sipas votave që do të kenë siguruar nga zgjedhësit.