Ura në hyrje të qytetit të Klosit, e parikonstruktuar që kur është ndërtuar, vijon të përbëjë një rrezik të lartë për përdoruesit e saj. Ndonëse është bërë shpeshherë problem mediatik për rrezikun që mbart si për rreth 1000 nxënës e mësues të shkollave të qytetit të Klosit, e banorët e tij, ajo vijon të jetë tërë gropa ku krijohen pellgje uji dhe balte. Por më kryesorja është dëmitimi i mbrojtësve anësore nga ku rrezikohet jeta e kalimtarëve. Kjo pasi në këtë urë jo rrallë ndodh të kalojnë dhe makinat e tonazhit të lartë dhe autobuzët paralel me njëri-tjetrin, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve nga shembja. Qytetarë e drejtues mjetesh kërkojnë që shteti të marrë masa të menjëhershme për ndërhyrje emergjente, duke filluar nga vendosja e mbrojtësve anësore të urës dhe riparimin e përgjithshëm të saj.
Sipas kryebashkiakut të Klosit Basir Çupa projekti për rikonstruksionin e urës së qaytetit të Klosit është dorëzuar në Ministrinë e linjës, ndërsa në inagurimin e unazës së Klosit, vetë kryeministri Rama premtoi rikonstruksionin e kësaj ure, por ende situata vijon të mbetet e njëjtë