Ura e Zogut, një vepër kaq e rrallë që po lejohet të shembet

Ura e Zogut, një vepër kaq e rrallë që po lejohet të shembet

Ura e Zogut, një vepër kaq e rrallë që po lejohet të shembet Është një nga veoprat më të ralla dhe unike të kohës së mbretërisë shqiptare, e shpallur edhe monument kulture i kategorisë së parë, por mund të thuhet me plot bindje se ura me harqe mbi lumin Mat në Milot e njohur si “Ura e Zogut”, po lejohet qëllimisht të shembet. Ndërhyrja emergjente e realizuar në vitin 2023, e cila kishte për qëllim stabilizimin e strukturës, e ka mbajtur përkohësisht në këmbë këtë urë historike, por kjo nuk e ka shpëtuar totalisht nga rreziku që i kanoset. Urës në fjalë i janë gërryer të gjitha këmbët në shtratin e lumit të cilat kanë mbetur vetëm me elementet metalike. Kjo ka bërë që jo vetëm shtrati i urës të pësojë ulje, por edhe harqet të çahen dhe të bëhen rrezik për shembje. Ndarja e rrjedhës së lumit Mat në dy degë për të vaditur tokat bujqësore të zonës së Milotit dhe Lezhës, ka shtuar rrezikun për dëmtimin e mëtejshëm të urës. Kjo urë është ndër urat më të rralla jo vetëm në vendin tonë por edhe në ballkan. Ajo u ndërtua në vitin 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel.