Kjo është Ura e Zogut mbi lumin Mat në Milot. Kjo urë është nga veprat e para moderne të shekullit XX, të cilën e bën të veçantë gjatësia dhe sidomos struktura e saj arkitekturore, stili i harqeve, që i japin asaj vlerë monumentale e muzeore.
U quajt “Ura e Zogut”, ngaqë vetë Mbreti ishte ideatori i ndërtimit të saj. Gjatë viteve 200 ura iu nënshtrua një rikonstruksioni nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe u vendos që të përdorej pjesërisht. Por ura në vend që të shërbente si një vepër muzeale, ajo u dëmtua çdo ditë e më shumë.
Dëmi më i madh i erdhi nga ndërtimi i rrugës së kombit e cila iu pre një pjesë e shtratit. Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm. Vitet e fundit ura ka rënë pre edhe edhe personave të papërgjegjshëm të cilët i kanë grabitur disa pjesë për të marrë skrap. Megjithatë, problemi i vazhdueshëm është erozioni i cili po i gërryen këmbët çdo ditë.
Siç shihet edhe nga pamjet, disa nga këmbët e kësaj ure janë të zhveshura nga betoni, ku kanë mbetur vetëm pjesët metalike. Ndërkohë, edhe pse dëmtimi i kësaj ure është bërë problem mediatik në mënyrë të vazhdueshme institucionet përgjegjëse si Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe minitria e Kulturës, nuk kanë marrë asnjë masë.