Kjo është ura e Njësisë Administrative Zerqan që lidh 5000 banorë të kësaj njësie me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi. Megjithëse problematika e saj është trajtuar disa herë pas një aksidenti tragjik të tre viteve më parë, ende për të nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e Zerqanit shprehen se askush nuk e ka marrë mundimin nga autoritetet lokale apo qëndrore që të ndërhyjë për ta rregulluar urën, nga e cila humbën jetën 2 të rinj. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se nëse nuk do të ndërhyhet për rritjen e sigurisë në këtë urë, atëherë më mirë ura të shembet e gjitha se sa të rrezikojë jetë të tjera njerëzish.
3 vite më parë një automjet tip kamionçinë me të cilin udhëtonin tre persona doli nga ura e ra në zallë, për pasojë humbën jetën 2 të rinj dhe u plagos rëndë një tjetër. Banorët thonë se ka patur raste kur mjetet janë rrëzuar nga ura por për fat të mirë ka patur vetëm të plagosje.