Vazhdimisht është ngritur shqetësimi i drejtuesve të mjeteve por edhe banorëve të zonës për barrierat mbrojtëse në urën e Lusës, pjesë e rrugës nacionale Burrel – Klos. Por zëri i tyre siduket ka rënë në vesh të shurdhër pasi ato jo vetëm që nuk janë rregulluar, por janë degraduar akoma më shumë. Barrierat prej betony janë vendosur që me ndërtimin e rurës, ndërsa për drejtuesit e mjeteve ato nuk kanë asnjë siguri mbrojtje nëse një automjet mund të përplaset në to. Shqetësues mbetet edhe fakti i kalimit të këmbësorëve që jetojnë përreth kësaj zone. Ata thotnë se teksa kalojnë mbi urë, rrezikojnë të goditen apo të shtuhen nga era që krijohet kur qarkullojnë mjete të mëdha. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët vijojnë të bëjnë apel institucuioneve që të ndërhyrjnë për krijimin e hapsirës së dedikuar për këmbësorët.

Një tjetër problem i kësaj ure është edhe ajo i barrierave metalike në hyrjen perëndimore, pasi janë dëmtuar si pasojë e vendosjes shumë pranë asfaltit.