URA E ISH-PAZARIT TË VJETËR E DËMTUAR, BASHKIA PREMTON NDËRHYRJE
Një tjetër urë tip bel e cila ka pësuar dëmtime të rënda në shtresën e saj prej dërrase është ajo e ish-pazarit të vjetër në Klos. Kjo urë lidh fshatrat Fshat e Dars me qytetin e Klosit dhe përdoret nga qindra banorë të këtyre dy fshatrave. Por siç ndodh në të gjitha urat e këtij lloji, por edhe urat tip pasarelë, shtresa prej dërrase nuk është rezistente duke u dëmtuar herë pas here. Vazhdimisht kjo urë i është nënshtruar rehabilitimit duke vendosur dërrsa të reja për shkak se pësonin dëmtim si rezultat i kushteve atmosferike apo kalimit të automjeteve të tonazhit të rëndë. Kalimi mbi këtë urë për momentin është problematik sidomos për automjetet e vogëla, teksa këshillohet të tregojnë kujdes dhe të mos kalojën në hapsirat boshe. Kanë qenë banorët e fshatrave Fshat e Dars, ata të cilët kanë bërë apel për ndërhyrje për shkak se kjo është larternativa e vetme për tu lidhur me qytetin e Klosit. Ndërkohë, drejtues të Bashkisë Klos thanë për “Mat Televizion” se janë në dijeni të situatës dhe se do të ndërhyhet shumë shpejt për riparimin e pjesëve të dëmtuara të kësaj ure. Sipas stafit drejtues të pushtetit vendor në Klos, plani i Bashkisë përfshin mirëmbajtje të vazhdueshme me shtresën prej dërrase për shkak se ato amortizohen shumë shpejt nga kushtet kilmatike dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në dëmtimin e saj.