Ura e Zogut në Milot e njohur për harqet e saj vijon të mos ketë asnjë kujdes për të. Megjithëse ky aobjekt është monument kulture dhe mbrohet me ligj, ajo po degradohet dita ditës.

Vazhdimisht kjo urë ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët i kanë hequr elementët metalik për t’i shitur më pas për skrap. Për këtë fenomen janë bërë disa herë denoncime publike, nga specialistët e fushës.

Por problemi më i madh për këtë vepër kulturore është dëmtimi i këmbave në anën veriore të saj. I gjithë materiali prej betoni është hequr nga këmbët e urës duke lënë vetëm elementët metalik.
Për të mundësuar vaditjen në disa fshatra të Lezhës, i gjithë lumi i Matit është devijuar pikërisht në anën më problematike të urës, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëtejshëm.

Megjithëse është në inventarin e Ministrisë së Kulturës si një monument i kategorisë së veçantë, prej shumë vitesh nuk po tregohet asnjë kujdes duke e lënë këtë objekt në mëshirë të fatit.