Edhe pse është një ndër monumentet e kulturës në vendin tonë, Ura e Halilit në hyrje të fshatit Dars në Bashkinë e Klosit është lënë totalisht jashtë vëmendjes së institucioneve. Kjo urë e cila është ndër të rrallat në llojin e saj, duhej të ishte vendosur në funksion të turizmit, por ajo pothuajse nuk duket, pasi është e mbuluar nga bimësia. Në të dy anët e saj, ura është pothuajse e padukshme për shkak të pemëve që janë rritur.
Vetëm një pjesë e mesit duket, ndonëse edhe aty është zhvilluar bimësia. Gurët mbi urë po hiqen dita ditës, e askush nuk e vret mendjen për ta mirëmbajtur. Faik Gjeta, banorë i fshatit Dars shprehet se kjo urë jo vetëm që ka një rëndësi të madhe turistike, por ajo mbart edhe një histori të gjatë pasi dikur përdorej nga mijëra banorë.
Por si të mos mjaftonin të gjitha këto, anash kësaj ure e cila mund të jetë një pikë reference për vizitorët, hidhen mbeturina pa kriter.