Kjo është ura që lidh fshatin Fushë Baz me fshatin Karicë në Njëssinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit. Kjo urë ka qenë jashtë funksionit që prej nëntorit të vitit 2014, ku shirat e rrëmbyeshëm dëmtuan disa ura në Mat.
Dëmtimi i këmbëve të saj e nxori këtë urë jashtë funksioni dhe mjetet detyroheshin të lëviznin nga përroi.
Pas gjashtë vitesh, Bashkia e Matit e ka rikthyer këtë urë në funksion të qindra banorëve të fshatrave Fushë-Baz e Karicë.
Investimi ka konsistuar në ndërtimin e këmbëve prej betoni të urës në të dy anët e saj si dhe argjinatura mbrojtëse. Po ashtu është bërë vendosja e shtresës së re prej dërrase.
Tashmë banorët e fshatrave Fushë – Baz e Karicë mund të komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin e po ashtu, banorët e Karicës të dalin më shpejt në rrugën nacionale Burrel – Tiranë.