Kjo është ura që lidh fshatin Fushë – Baz me fshatin Karicë në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit. Ura në fjalë është dëmtuar që në fund të vitit 2014 dhe në këtë gjendje vijon të jetë prej afro 5 vitesh. Megjithë apelin e bërë nga banorët e të dy fshatrave, pushteti vendor nuk ka bërë asgjë për ta rikthyer në gjendje funksionale.
Problem mbetet edhe kalimi i nxënësve që frekuentojnë shkollën e Karicës të cilët shpesherë duhet të futen në ujë për të dalë në anën tjetër. Banorët thonë se përveçse është jo funksionale, ura është edhe e rrezikshme pasi qëndron mbi disa tako druri.
Shirat e rrëmbyeshëm të fundvitit 2014, dëmtuan disa ura në Mat, përfshirë edhe këtë në fshatin fushë – Baz.