Ura e Fullqetit, problem nga mungesa e mbrojtëseve anësore
Ura që lidh disa fshatra me qytetin e Klosit e njohur si ura e Fullqetit është e pasigurtë për kalimin e këmbësorëve. Këta të fundit thonë se kalimi në të është me rrezik sidomos për fëmijët e shkollave. Në një pjesë të madhe të urës, mbrojtësja anësore është dëmtuar dhe prishur, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve të vegjël që mësojnë në shkollat e qytetit të Klosit. Mbrojtëset që kanë mbetur pa u prishur, janë vetëm për njerëzit, pasi banorët thonë se nuk mund të pengojnë një automjet për të rënë në ujërat e lumit Mat. Duke qenë se kjo urë iu shërben shumë banorëve që kalojnë çdo ditë, ata kërkojnë vendsojen e mbrojtëseve metalike që të jenë të sigurta jo vetëm për këmbëdosrët por edhe për automjetet. Mbrojtëset në këtë urë janë vendosur që me ndërtimin e saj dhe janë parashikuar për të mbrojtur automjetet nga rënia në lumin e Matit, por që sipas specialistëve nuk e bëjnë një gjë të tillë.