Hekurudha Rrëshen – Klos është një vepër që nuk u përfundua kurrë pasi ndryshimi i sistemit pas viteve 90-të e la në gjysmë. Shumë vepra të kësaj hekurudhe që nga Rrësheni e deri në Klos mbetën në gjysmë, pa u përfunduar.
Ndërkohë e vemtja e cila u mbarua në atë kohë është kjo urë e cila lidh fshatin Bërshi me fshatin Fullqet në Bashkinë e Klosit.
Kjo vepër, poshtë sëcilës kalon edhe sot rruga nacionale Burrel – Klos është në shërbim të banorëve të të dy fshatrave. Ata e përdorin jo vetëm për të kaluar në këmbë, por edhe me automjetet e tyre.
Ura e njohur si “Ura e Fullqetit” është i vemti objekt i këtij lloji i përfunduar gjatë punës për ndërtimin e hekurudhës Rrëshen – Klos e ideuar për transportin e mineralit të Kromit nga Bulqiza në drejtim të Durrësit.
Jashtë kameras banorë të fshatit Fullqet thanë se nëse ura nuk do të ishte funksionale, atëherë ata do të duhej të bëni disa kilometra më shumë për të dalë në qytetin e Klosit apo në rrugën nacionale.