Mbi urën tip pasarelë të fshatit Dom në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit kalojnë qindra banorë të fshatrave Dom e Zall-Rripë. Kjo është e vetmja mundësi që këta banorë të shkojnë me mjete transporti në banesat e tyre. Megjithatë, ura është aq problematike sa edhe e rrezikshme.
Mbi të kalojnë gjatë ditës me dhjetra ton ngarkesë, qofshin këto materiale apo njerëz. Edhe mjeti i transportit të nxënësve dhe mësuesve kalon mbi këtë urë, duke e bërë rrezikun akoma edhe më të madh. Ndërkohë, çfarë është më e çuditshmja, një pjesë e madhe e trarëve dhe dërrasave janë kalbur, ndërsa kavos i është vendosur një tel i holl për ta mbajtur. Banorët e fshatit Dom thonë se kjo është skandaloze dhe se me këtë po ju rrezikohet jeta çdo ditë.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të instancave përgjegjëse sa mbi këtë urë nuk është shkaktuar ndonjë teragjedi në njerëz.