Që në muajin Shkurt të këtij viti është lajmëruar hapja e tenderit për asfaltimin e rrugës Ura e Çerenecit – Librazhd me gjatësi prej 47 kilometrash që do t’i shërbejë njësive administrative Gjoricë, Ostren, Trebisht në Bulqizë dhe Steblevë, Lunik e Qendër të Bashkisë Librazhd. Fondi limit për sistemim-asfaltimin e kësaj rruge është njoftuar të jetë 14 miliard e 468 milion lekë të rinj. ndonëse jemi në fund të muajit Qershor, në rrugë nuk po punon askush. Banorët që jetojnë në fshatrat që përfshin ky aks rrugor shprehen se gjendja e rrugës është rënduar akoma edhe më shumë për shkak edhe të mungesës së mirëmbajtjes. Ata shprehen se premtimet për tu asfaltuar kjo rrugë janë dhënë vazhdimisht, por asgjë konkrete në terren nuk duket.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se rruga e vërtetë që lidh të gjithë fshatrat e jugut të Bulqizës është rruga kufitare, e cila jo vetëm që nuk është përfshirë në projektin e asfaltimit, por është lënë të degradohet çdo ditë.
Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Librazhd ka një gjatësi prej 56.9 kilometrash, ku 47 prej tyre janë aktualisht të paasfaltuara.