Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me kryebashkiakët e vendit pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Por edhe kjo mbledhje nuk u zhvillua pa incidente.

Në fund të mbledhjes njëri nga kryebaskiakët kërkoi të replikojë me Ramën por ky i fundit nuk ja dha fjalën duke e ftuar të ulet.

Mattv.al ka zbuluar se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Hasit Liman Morina i cili ka pasur këtë incident me kryeministrin.