Fshatrat e vendit tonë jo vetëm që po braktisen nga të rinjtë por edhe nga mbarështimi i blegtorisë. Numri i tyre ka ardhur në rënie vitet e fundit, duke ulur ndjeshëm kështu edhe sasinë e qumshtit që nevojitet për nënproduktet e tij. Në zonën e Bulqizës, kjo vihet re nga e vetmja baxho e përpunimit të qumshtit në Zerqan. Sasia e qumshtit që sjellin banorët e fshatrave pranë saj ka ardhur në rënie, sipas baxhierit Premtim Kanxha i cili shton se si rezultat është ulur edhe sasia e prodhimit të nënprodukteve të qumshtit.

Duke qenë se kërkesa për qumësht është shtuar, të gjithë ata që mbarështojnë të imta apo gjedhë kanë rritur çmimin, duke ndikuar kështu direkt edhe në rritjen e çmimit të djathit, gjalpit apo nënprodukteve të tjera.

Rritja çmimit të nënprodukteve të qumshtit vihet re në tregun me pakicë, ku në krahasim me vitin e kaluar çmimet thuajse janë dyfishuar.