Ndonëse pak ditë më parë sollëm problematikën e ndotjes së mjedisit në vijën liqenore të liqenit të Ulzës, ulja e nivelit të ujit në këtë liqen, ka të tjera pasoja. Banorët që jetojnë përreth tij thonë se prej vitesh niveli i ujit ulet në mënyrë drastike duke krijuar probleme për ta.

Banorët e fshatit Rrethe Baz në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, ankohen se ulja e nivelit të liqenit i ka lënë pa vaditje. Por jo vetëm kaq, ata shprehen se duke qenë anëtarë të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulzës, për të cilën kanë paguar edhe kuotën vjetor si gjuetar, nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak se niveli i ujit ka zbritur deri në fshatin Ndrelalaj.

  Ulja në pikën minimale të nivelit të Liqenit të Ulzës në këto vite ka shkaktuar pasoja në bujqësi, turizëm dhe peshkim në të gjithë zonën që përfshin ky liqen.