Peshku në liqenin e Ulzës mendohet se e bën shtimin natyral të tij në periudhën nga 15 Prilli deri me 15 Maj. Ashtu si në disa nga vitete e kaluara edhe këtë vit kjo periudhë e ka gjetur liqenin në nivele shumë tëulta për shkak të shfrytëzimit të ujit nga hidrocentrali i Ulzës. Peshkatarë të zonës thonë se peshku i hedh vezët në zonën e rrethe – Bazit dhe Urakës, por aktualisht në atë zonë është vetëm gjurma e lumit, duke bërë që barishtet të jenë në të thatë.
Xhovalin Gjinaj thotë se edhe pse tashmë është ndaluar gjuetia, dëmi po shkaktohet pasi peshku nuk ka ku të lëshojë vezët pasi uji është tërhequr deri në afërsi të fshatit Bushkash. Burime për Mat Televizion thanë se ndalimin e prodhimit të energjisë HEC-i Ulëz do ta bëjë në fund të këtij muaji për të lënë shtratin e liqenit të mbushet të paktën deri në datën 1 Qershor kur dhe mendohet se përfundon hedhja e vezëve të peshkut Krap.