Edhe pse pati një rritje të lehtë javët e fundit, çmimi i mineralit të kromit vijon të jetë jo aty ku subjektet minerare mund të përballojnë shpenzimet apo kostot që kanë për prodhimin e tij. Sipërmarrësi Edmond Isaku thotë se problemet në këtë sector kanë qenë nga më të ndryshmet. Sipas tij fillimisht ka qenë tregu monopol i Kinës, ndërsa më pas problemet po dalin me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të kontejnerëve nga porti i Durrësit deri në Kinë. Sipas Isakut, çmimi i ulët i mineralit të kromit është një indikator që ndikon direkt edhe tek pagat. Sipërmarrësi i Mineralit të Kromit në Bulqizë, Edmond Isaku shton se në këtë moment kjo industry ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit sidomos tek renta minerare.

Një tjetër problem me të cilin po përballet sektori minerar është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipërmarrësi në industrinë minerale, Edmond Isaku thotë se shkaqet janë nga më të ndryshmet që nga pagat e ulta e deri tek arsyet e tjera.

Aktualisht çmimi i mineralit të kromit me cilësi të lartë që tregtohet brenda vendit varion nga 230 deri në 260 dollarë për ton.